Qershor 2002 Rovena fillon turnete ne te gjithe boten duke patur nje sukses te madh kudo ku ka bashkekombesit e saj duke perfshire te gjitha trevat shqiptare. Nje numer I madh koncertesh ne Itali, Greqi, Maqedoni, Kosove, Zvicer, Austri, Gjermani, Suedi, Danimarke, Norvegji, Angli, Belgjike e konfirmojne dukshem suksesin e albumit “Bie debore” dhe hitit “Me ben magji”. Rovena tashme eshte rreshtuar mes emrave me te medhenj te muzikes shqiptare edhe jashte kufijve.Shitjet e albumit kapin rekorde kudo ne Shqiperi, Maqedoni, Mal iZi, Kosove e Diaspore. Nderkohe edhe media e ka simpatizuar mjaft dhe ka pritur me interes te gjitha te rejat nga Rovena.Gazetat kryesore si “Gazeta Shqiptare”, “Tema”, “Shekulli”, “Korrieri”, “Ballkan” dhe ato jashte kufijve si; “Bota sot”, “Fakti”etj dhe shumica e revistave si “Spekter”, “Klan”, “Kosovarja”, “Kult”, “Bis”, “Estrada”, “Eurozeri”, “Jeta”, etj shkruajne dhe japin te gjitha informacionet e fundit mbi aktivitetet e kengetares brenda dhe jashte vendit. Ne tetor 2002 merr pjese ne festivalin “Mikrofoni I Arte” ne Tirane me kengen “Dua te jetoj” nga albumi “Bie debore”dhe vleresohet e dyta nga publiku. .