Me mire te isha une nje shkemb
Dhe dallget te rrihnin kohen qe sme dhemb
Mbase me mire do te ishte te isha une nje mal
Diellin me rreze tme griste kemishen e bardhe
Edhe me mire do tishte te isha une nje peme
Me fruta e gjethe te blerta qe kurre te mos bien
Me mire akoma do te ishte te isha une nje kenge
Qe tinguj dhe nota te mblidhja une ne cdo vend
Por une e di
E dashur kam nje detyrim,
Gjithmone me ty
Ne lindje, perendim
Jo smund te jem
As shkemb, as mal, as peme
Thjesht nje njeri
Per ty une do te jem
Se ti je motiv i jetes sime
Dhe per ty do te jetoj
Ti me mban te fle pa mendime
Vetem ty, une enderroj
Sikur te isha une nje cope qielli ne toke
Zemren tende do te vija une te lundroja
Edhe nje yll te isha me diellin e drite ne sy
Driten time gjithe, une do ta falja ty
Ty vetem ty, ty vetem ty
Ty gjithmone ty, ty vetem ty
Por une e di
Tani cdo gje ka nje kuptim
Eshte thjesht nje ndjenje
Pa fund, pa perendim
Tani, po, mund te jem
Dhe shkemb dhe mal dhe peme
Gjithcka per ty
Per ty une do te jem
Se ti je motiv i jetes time
Dhe per ty, vec per ty do te jetoj
Ti me mban te fle, pa mendime
Vetem ty, une enderroj