Ju, si dhe une jemi vizitore dhe shfletues te faqeve web ne internet. Besoj
se 90% e vizitoreve perdorin Google, Yahoo apo Hotmail per te kerkuar informacion,
per tu lidhur me miq, familjare apo koleg pune ne vende te ndryshme te botes.
Dhe besoj qe te gjithe ju keni krijuar nje ide mbi profesionalitetin apo
domosdoshmerine e ketyre faqeve te medha te cilat krijuan historine e sherbimeve
publike ne web. Keni menduar ndonjehere perse shumica e faqeve shqiptare
nuk e kane kete nivel ? Perse faqet shqiptare bazohen shumica ne muzike
mp3, videoklipe apo subjekte te tjera vetem per kohen e lire ?
Mendoni, eshte e mjaftueshme qe te futeni ne nje forum shqiptar apo ne nje
portal ku shumica e faqeve perdorin nje script (sistem web i ndertuar nga
dikush tjeter) si phpNuke, Joomla, Mambo, phpBB etj etj. dhe te gjeni informacionin
qe kerkoni ? (Me teper mundesi ka qe tiu shajne ose tiu quajne injorant - ofenduese ??? Ky eshte realiteti.)
Une personalisht nuk besoj. Sapo Google hapi fushaten e vete reklamuese
edhe per shqiperine, shumica e pronareve te faqeve shqiptare aplikuan menjehere
dhe filluan te degradojne permbajtjet e faqeve qe zoterojne. Duke qene se
google preferon faqet me permbajtje ne gjuhen angleze, keta "pronare"
filluan te mbushin faqet e tyre me artikuj pa lidhje, me terma pa mbeshtetje
vetem e vetem qe ne faqet e tyre te shfaqen reklama te rendesishme.
Mund te permend qe Shqiperia.com duke pase mbeshtetje ekonomike ka arritur
nje nivel te konsiderueshem por gjithashtu mund te them se ka krijuar nje
monopol rreth saj. Keni pare ne ndonje faqe web ndonje reklame te shqiperia.com
? Po faqe te tjera qe reklamohen ne shqiperia.com ? Une kam konstatuar shume
pak ose me sakt vetem ata qe mund te perballojne tarifat marramendese. Per webmasterat apo "pronaret" e faqeve
egziston tregu i vizitoreve. Sa me shume vizitore qe futen ne nje faqe aq
me mire, madje eshte super nese keta vizitore rikthehen ne faqe. Kam ndertuar
shume faqe web deri tani, dhe e di cdo te thote te kesh nje faqe web ku
vizitoret argetohen, luajne, shkarkojne muzike apo chatojne ndermjet tyre.
Gjithesesi, ajo qe dua te them eshte qe tashme ne shqiptaret, jemi te afte te ndertojme vete faqet tona. Mjaft me me phpNUKE, phpBB, Joomla apo Mambo (Si komplet "institucioni" SHEKULLI me sherbimet e veta).
Dikush nga webmasterat qe mund te lexoj kete artikull mund te thote :
"- Ia fut kot, pfff. Me mbarojne pune keto scripte te gatshme."
Nese mendon keshtu, mos zotohu si webmaster apo webdesigner. Je perdorues i kompjuterit si gjithe te tjeret, vetem se ne vend qe te perdoresh kontabilitet ALPHA, apo FINANCA perdor nje "program" me nderfaqe web.
Mos te pemend "mjeshtrat" qe kan mesuar te dergojne spam kohet e fundit. Disa faqe bloze (me falni per shprehjen) por une i quaj te pa-afte keta webmastera pasi shpresojne te marin vizitore nepermjet emaileve spam. Arsyetmi im do te ishte :
Keto faqe web jane kaq krize dhe kaq te padobishme saqe nje vizitor real nuk do te qendronte as 2 sekonda, keshtu e vetmja rruge eshte te mashtrojne dhe te dergojne masmaile. Nejse, duhen vetem nerva me i duru se me i prish pune nuk ia vlen.
Une u lodha duke perdorur keto scripte te gatshme, u lodha duke i pershtatur, modifikuar strukturat, tabelat etj. etj. dhe e dini cfar ? Asnjehere nuk kam mar rezultatin e deshiruar. Sapo perfundon phpNuken, temen, css etj. del nje update. Nje patch sigurie qe nese nuk e ben rrezikon egzistencen e faqes tende. Edhe nje here nga fillimi... Uffa po lodhem edhe duke e thene :D.
Keshtu perfundimisht vendosa te ndertoj vete kete script. Nuk eshte fantastik, nuk eshte 100% i sigurt po e dini cfar ? Ia di une pikat e dobta, dhe jo Francisco Burzi (Krijuesi i phpNuke) :P. :)
Do te doja te falenderoja keto kompani qe kane punuar seriozisht dhe me kane dhene mundesine dhe shansin te ndertoj kete script :
1413
video te shikuara gjithsej
54637 here.
265
tekste kengesh te lexuara gjithsej
36995 here.
26
lojra te luajtura gjithsej
9001 here.
24
shkarkime te shfletuara gjithsej
5214 here dhe te shkarkuara
2294 here.
33
faqe web me
5227 vizita ne hyrje dhe
8844 vizita ne dalje.
7
stacione radio live.
19
stacione televizive live..
209
postime ne
31
nentema te cilat ndahen ne
12
kategori kryesore.
250
antare te vizituar gjithsej
11328 here ku
89
jane vajza dhe
159
jane djem te cilet kane publikuar
455
fotografi te cilat jane shfletuar
12986 here.
Te gjitha keto statistika dhe shifra jane fale antareve te faqes tone.
Thnx to all of u !!!
Doni me per Belulin ?